
Udhëtimi në Paris dhe mosdakordësimi për Reformën Zgjedhore, reagon Rama
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me udhëtimin e tij në Francë dhe mosarritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, në afatin e përcaktuar.
Rama shkruan që ka ardhur në Shqipëri që pardje, pasi ishte në Paris për një vizitë informale të nivelit të lartë, ndërsa për Reformën Zgjedhore kryeministri shprehet se do të presë edhe sot pa folur, dhe sipas tij mazhoranca ka bërë pjesën e saj duke respektuar afatin
“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.
Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet????”, shkruan Rama./E.B-dritare.net

















