Na ndiqni edhe në

Politikë

U thirr në SPAK, ish-ministri i Financave: Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë!

U thirr në SPAK, ish-ministri i Financave: Jam i gatshëm të

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Shkëlqim Cani në një deklaratë për mediat ka sqaruar se pse është thirrur nga SPAK në lidhje me koncesonin e sterelizimit, ku tha ai se duhet të ruaj sekretin hetimor dhe nuk mund të japë detaje.

Cani u shpreh se ai vetë është i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe se kur ka filluar koncesioni ai është larguar nga detyra dhe nuk ka lidhje me binzesmenin Ilir Rrapaj i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK.

“Jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK-u duhet falënderuar bashkë me ju pasi po punojnë për zbulimin e të vërtetës. Jam gati të përballem me drejtësinë. Kam qenë i hapur për çdo çështje. Unë kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit. Ç’donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë.

Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra. Kam qenë dakord. Unë them nëse plotësohet dekomunetacion jam i detyruar të zbatoj ligjin. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”, tha ai./M.K-dritare.net