Na ndiqni edhe në

Politikë

U larguan pa paguar, Meloni për turistët italianë: Turp!

U larguan pa paguar, Meloni për turistët italianë: Turp!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas videos virale në rrjet ku 4 turistë italianë shiheshin duke ia mbathur nga restorani 'Guva' në Berat, pa paguar.

Lidhur me këtë situatë, Giordia është vënë në dijeni gjatë qëndrimit në Vlorë si e ftuar nga kryeministri Edi Rama, ku është impresionuar nga reagimi fisnik i pronarit të restorantit i cili i uroi turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me ato para që nuk paguan.

Burime për median bëjnë me dije se kryeministrja Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të kontaktuar restorantin “Guva” dhe për t’i kërkuar ndjesë në lidhje me situatën që ata janë përballur nga turistët italianë, të cilët ia mbathën pa paguar faturën prej 80 euro.

Kujtojmë se lidhur me këtë video kanë reaguar dhe mediat italiane të cilat e kanë komentuar jo pak, ku dhe ka ngjallur indinjatë dhe mes italianëve./M.K-dritare.net