Na ndiqni edhe në

Politikë

Takimi i Berishës me demokratët në Fier, një tjetër deputet braktis Bashën

Takimi i Berishës me demokratët në Fier, një tjetër

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin me demokratët në qarkun e Fierit. Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi.

"Jam pjesëmarrës si të gjithë qytetarët e tjerë të Fierit dhe demokratë. Ka një farë entuziazmi, ka qenë një kërkesë e strukturave dhe anëtarësisë së PD për të marrë pjesë. Unë përkrah PD dhe jam vetëm për PD, kjo parti nuk është as e Sali Berishës dhe as e Lulzim Bashës, por e mijërave votuesve. PD do dalë më e fortë dhe më e bashkuar nga kjo lëvizje që nisi spontanisht. Unë jam vetëm për Partinë Demokratike", tha Baçi

Kjo është foltorja e dytë që mban Berisha pas asaj të Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.Berisha e konsideron Bashën si ish-kryetar të PD teksa kërkon një referendum brenda PD ku të jetë anëtarësia që të shprehet për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD./Dritare.net