Tabaku: Rama bëri si i forti i lagjes, por shkoi si çeço në samit!
E Enjte 23 Qershor 2022, 10:10
Dritare.net
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë seancës së Kuvendit ka komentuar mbi samitin e BE-së në Bruksel, ku tha se Rama bëri si trim sikur s'do merrte pjesë në samit, por shkoi me një këmbë si çeço.
Tabaku: Po zhvillohet mbledhja e radhës në Bruksel. Të falënderoj në emër të PD, CDU për kalimin e një rezolute për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë partitë e djathta në Evropë janë ngritur në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço, pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat këtu rreth e rrotull, shkoi përsëri.
Nikolla: Kjo nuk është procedurë. Të tjerat janë komente, mbyllet fjala./Xh.Xh/dritare.net