
Spiropali hedh topin te Basha e Kryemadhi: Ne jemi gati për lista të hapura, tani radha juaj!
E Enjte 9 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Në Kuvend gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u shpreh se PS është gati të pranojë lista të hapura, në mënyrë që Reforma Zgjedhore të shkojë më tej. Ajo u shpreh se tani është radha e Bashës dhe Kryemadhit, të flasin nëse edhe ata do ta pranojnë këtë kusht.
"Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati" tha Spiropali./L.F-dritare.net

















