Na ndiqni edhe në

Politikë

Spiropali-Dumës: Delirante, zoti qoftë me ty, por ti nuk je me të!

Spiropali-Dumës: Delirante, zoti qoftë me ty, por ti nuk je me

Seanca parlamentare në Kuvend është shoqëruar me debate të shumta ditën e sotme.

Ishte ministrja Elisa Spiropali e cila iu drejtua me tone të ashpra deputetes demokrate Grida Duma. Spiropali e quajti Dumën delirante.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, gjatë fjalës së Spiropalit në shenjë proteste, përplasën duart mbi tavolina.

“Arrogante, e vrazhdë, delirante është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen, gjeti rastin që një çapë nga balta që shpërndan me kaq natyralitet të hidhet edhe mbi mua. Nuk e marr inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo tjetër.

Luli i mirë Luli i keq. Berisha i mirë, i keq. Vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk ka make up që mbulon këto mangësi, nuk ka ngjyra që i bojatisin këto të vërteta ta mëdha. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por ti s’je me të", u shpreh Spiropali./Xh.Xh/dritare.net