Na ndiqni edhe në

Politikë

Reforma zgjedhore/ Shehi: Propozoj listë unike, me sistemin aktual nuk shkohet më në zgjedhje

Reforma zgjedhore/ Shehi: Propozoj listë unike, me sistemin aktual nuk

I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Dritan Hila në ‘Dritare TV’, deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur për reformën zgjedhore që sipas tij duhet të bëhet patjetër dhe propozon që parlamenti ose të kthehet në formulën e vjetër ku 100 veta ishin mazhoritar dhe 40 ishin korrigjim me proporcional ose të gjejnë një formulë tjetër.

“Ligji zgjedhor ka dështuar. Ka ardhur dita për ta ribërë reformën zgjedhore. Duhet një listë unike, një listë tek. Ne duhet të bëjmë me ligj që të shumohen ndasitë sipas zonave. Ka ardhur dita ta gjykojmë si patriotë. Thanasi i Gjirkosatrës duhet të votojë për Bajramin e Tropojës, Gjini dhe Gjoni i Shkodrës, i Dukagjinit dhe Mirditës të votojë për Spiron e Korçës. Kështu që të kthejmë një liste unike. 100 zona me 40, nëse duhet të korrektohet të bëhet ose 80 me 60. Vota për kandidatin dhe me te partisë dhe mbaroi kjo punë. Në këtë formulë ka vend edhe partia të korrektojë më listë. Unë them që ky sistem është më përfaqësues dhe më i thjeshtë, ky është një propozim i imi. Por që ne duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor jam i bindur. Duhet të ndryshojmë edhe administrimin zgjedhor, unë jam për administratën, nëpunës, mësues etj. Do të tregohen më korrekt sesa tifozët partiak. Me këtë ligj aktual nuk shkohet më në zgjedhje.”, u shpreh Shehi./Dritare.net