Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Shtëpitë në bregdet i keni veshur me pllakat e mermerit të Piramidës

Rama: Shtëpitë në bregdet i keni veshur me pllakat e mermerit

Gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit ku një pjesë të madhe të diskutimit e mori debati për Teatrin Kombëtar, kryeministri Rama tha shumë prej elitës teatrale në vend, kanë veshur shtëpinë me pllakat e mermerit të Piramindës. Kreu i qeverisë tha se Piraminda gjatë ndërtimit, ‘u zhvesh’ nga pllakat e mermerit dhe akuzoi se shtëpitë e dyta në bregdet apo në Kodrat e Diellit, janë veshur me to.

“Si për çudi u zhvesh Piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar për shtëpitë e dyta në brigjet e ngrohta të Adriatikut pranë qytetit apo në Kodrat e Diellit apo të Hënës për tualetet e reja të elitës teatrale të Shqipërisë, këtë nuk e di, mbase kanë shkuar edhe për pllakat përkujtimore të rrugësve, lapidaret, që ishin por i keni hequr në heshtje", tha Rama./L.F-dritare.net