Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Pushteti shkon e vjen, Shqipëria mbetet!

Rama: Pushteti shkon e vjen, Shqipëria mbetet!

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Rama është shprehur i bindur se me 30 korrik, listat e hapura do të votohen dhe kjo me apo pa dëshirën e opozitës jashtëparlamentare.

"Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!"

Duke iu përgjigjur PD-së, Rama shkruan se kërkesat e bëra nga opozita, nuk cenohen aspak nga votimi i 30 korrikut.

"Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s'e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s'e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv."

Në fund, kryeministri shprehet se pengesa e opozitës jashtëparlamentare sot, është thjeshtë politike. Mendoni pak për Shqipërinë, shkruan Rama, pasi pushteti shkon e vjen.

"Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!", përfundon postimin e tij, kryeministri./L.F-dritare.net