
Rama poston videon kur Lulzim Basha ishte pro listave të hapura!
E Premte 17 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Rama, përmes një postimi në instagram, ka publikuar qëndrimin e kreut të opozitës, Lulzim Bashës, para disa kohësh kur shprehej pro listave të hapura. Kryeministri e ka sjellë në vëmendje së fundmi, kur kreu demokrat, po kështu edhe presidenti Meta, kanë mbajtur një qëndrim kundër listave të hapura.
"Qytetarët nuk duhet të vendosin vetëm për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve", shprehej Basha./L.F-dritare.net

















