Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama në Samitin e Ballkanit: Jemi rajoni më i prekur, duhet bashkëpunim, jo politizim!

Rama në Samitin e Ballkanit: Jemi rajoni më i prekur, duhet

Në fjalën e tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për situatën e pandemisë në rajon, tha se tha se secili vend është goditur në mënyra të ndryshme nga koronavirusi. Shqipëria është goditur në turizëm, një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë vendase. Për këtë arsye kreu i qeverisë tha se këtë situatë, bashkëpunimi dhe ndihmat për njëri-tjetrin janë më të rëndësishme se kurrë, për t’u ringritur pas pandemisë.

”Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite. Aq lehtë sa ç’e bëjmë kur bëjmë një Këshill tjetër, ta bëjmë dhe në këtë format. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë. Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë situatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra”, tha Rama./L.F-dritare.net