Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: S'ka më ujë e drita për ndërtimet pa leje!

Rama: S'ka më ujë e drita për ndërtimet pa leje!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të forcohet legjislacioni lidhur me ndërtimet pa leje dhe rolin e arkitektëve në këtë proces. Në një deklaratë të fundit, Rama theksoi se arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit do të humbasin licensën dhe do të përballen me pasoja penale, ashtu si në vendet e tjera të botës.

Gjithashtu, Rama njoftoi se lejet e përdorimit dhe shfrytëzimit të godinave nuk do të jepen pa firmën përfundimtare të arkitektit përgjegjës. Në një masë tjetër, do të ndalohet lidhja e ujit dhe energjisë elektrike për çdo ndërtim që nuk ka leje ndërtimi zyrtare dhe nuk ka marrë miratimin nga strukturat përkatëse.

“Kjo masë synon të eliminojë ndërtimet pa leje dhe të vendosë përgjegjësi të plotë për të gjithë aktorët në proces,” tha Rama, duke theksuar nevojën për një rregullim të fortë dhe zbatueshmëri strikte./E.P-dritare.net