Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama i quan një turp sulmet ndaj aksit Milot-Fier: Vetëm vjedhje kanë në majë të gjuhës!

Rama i quan një turp sulmet ndaj aksit Milot-Fier: Vetëm vjedhje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj demokratit Basha në lidhje me rrugën Milot-Fier, të cilën ky i fundit, e quajti rrugë imagjinare. Kreu i qeverisë është përgjigjur se kjo është një gjuhë e turpshme nga ana e atyre që synojnë të qeverisin Shqipërinë. Kaq shumë sa e përdorin fjalën vjedhje, shkruan Rama në reagimin e tij në Twitter, duket se vetëm kanë vjedhur gjatë qëndrimit në pushtet.

Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin. Turp“, shkruan Rama./L.F-dritare.net