Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama i përgjigjet Hajdarit për teatrin me fjalët e Robert Ndrenikës!

Rama i përgjigjet Hajdarit për teatrin me fjalët e Robert

Tre minuta kohë ishin në dispozicion të kryeministrit për t’iu përgjigjur deputetes së opozitës, Rudina Hajdarit, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i qeverisë, tha se ka zgjedhur që për të gjithë ata që janë lënduar nga shembja e godinës së teatrit, t’i përgjigjet me fjalët e aktorëve, ndër to Robert Ndrenikës.

“Po i përgjigjem Hajdarit dhe gjithë të lënduarve për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë jo aktorëve politikë që luajnë Teatrin. Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni, kam qenë e jam për Teatër të ri e bashkëkohor që ka detyrë për ta bëjë shteti e paratë t’i marrë ku të dojë”, tha Rama sot në Kuvend./L.F-dritare.net