Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama mesazh Bashës: Nuk të pres gjatë!

Rama mesazh Bashës: Nuk të pres gjatë!

Ndryshimet kushtetuese sot janë shoqëruar me një lumë replikash mes krerëve politike. Së fundmi, kryeministri Rama, i është përgjigjur kreut demokrat, Bashës, duke i thënë se kërcënimet për konflikt tregojnë humbje të busullës. Sërish, Rama i ka bërë ftesë Bashës, për të bashkëpunuar.

"Lulzim Basha, reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.

Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s'presim dot gjatë!", shkruan Rama./L.F-dritare.net