Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama flet për vizitën e Melonit në Jug: Do t'i përdorim burimet e vendit për t'i lidhur me Italinë!

Rama flet për vizitën e Melonit në Jug: Do t'i përdorim

Pas vizitës 4 ditore në Jugun e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, ka treguar se kjo e fundit do të rikthehet sërish në tetor për Procesin e Berlinit.

Në një intervistë për median italiane La Stampa ka treguar se fokus i bisedimeve në këto 4 ditë pushimi me ftesë jozyrtare, ai dhe Meloni kanë pasur fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por dhe investimet strategjike në Shqipëri.

Ndër të tjera Rama ka treguar se kur kryeministrja Meloni kur ka mësuar mbi situatën me turistët në Berat që u larguan pa paguan, është shprehur se ajo video ishte një turp dhe se italianët nuk mund të turpërohen ashtu.

Çfarë keni biseduar?

Rama: Ne folëm gjatë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të integrimit evropian, që ju e përcaktoni si ribashkim.

E keni fjalën për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE?

Rama: Po, Giorgia mendon se është koha që Ballkani t’i bashkohet BE-së.

Në planin ekonomik, ju ka bindur të bëni investime?

Rama: Ka kaq shumë gjëra që kemi në pritje. Së shpejti, Komiteti Strategjik për Investimet Italiane, i krijuar me Di Maio, do të mblidhet për herë të dytë. Biseduam për projektin e ujësjellësit, të cilin Andreotti dhe Berlusconi e dëshironin tashmë, nga Shqipëria në Puglia. Kjo do të ishte e rëndësishme. Bëhet fjalë për përdorimin e burimeve në Shqipërinë e Jugut për t’i lidhur ato me Italinë.

Pastaj, është menaxhimi i rrjetit hekurudhor në Ballkan, i cili duhet të zhvillohet. Së fundi, teknologjia, kompanitë e mëdha italiane kanë shfaqur interes në të kaluarën. Dhe projekti i linjës elektrike që do të lidhë Italinë me Shqipërinë.

Kur do të takoheni përsëri?

Rama: Nëse më fton, do të vij nesër. Do të vini në Tiranë në tetor në samitin e procesit të Berlinit. Unë do t’ju mirëpres me krahë hapur./M.K-dritare.net