Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Ambicja e socialistëve është shteti i së drejtës me çdo çmim, t’i shpëtojmë zjarrit të drejtësisë!

Rama: Ambicja e socialistëve është shteti i së drejtës

Kryeministri Edi Rama në fjalën mbyllëse gjatë Asamblesë së PS, tha se ambicja e socialistëve është që të krijojnë një shtet të së drejtës me çdo çmim.

Rama tha se sfida e PS është më drejtësinë dhe duhet t’i shpëtojë zjarrit të sapo ndezur dhe duhet të punojë më fort për shtetin demokratik.

Sakaq iu drejtua socialistëve me një mesazh: Kur shikoni këtë grushtin këtu mos e shihni si vazo por mendoni për ata që dhanë jetën për këtë parti, fizikisht për një Shqipëri të drejtë.

“Ambicja për të krijuar një shtet të së drejtës me çdo çmim, për të ndërtuar një shtëpi krenarie dhe ku e drejta të njësojë. Me një fjali të vetme, të diskutosh këtë do të thotë të diskutosh nëse duhet të varrosim ose jo këtë parti me duart tona, ku është investuar prej 10 vitesh. Ky vend për tu bërë shtet i së drejtës, që su bë kurrë sepse u ngatërruan qëllimet. Nuk bëhet sa hap e mbyll sytë, por patjetër, kjo parti duhet ta kalojë me sebën, gjallë apo vdekur, në këmbë apo përtokë, këtë sprovë zjarri për drejtësinë.

Jo për të shpëtuar nga zjarri tanët që duhet të përballen me drejtësinë, por duhet të hidhet në zjarr kjo parti për ta ngrohur me këtë zjarr. Një vatër e sapo ndezur dhe një Shqipëri, shtet demokratik i së drejtës. Falënderojeni këtë parti çdo mëngjes, sapo hapni syt për privilegjin mes të zgjedhur të këtij populli dhe para se të mbyllni sytë mendoni se çfarë keni bërë, për popullin e këtë parti. Kur shikoni këtë grushtin këtu mos e shihni si vazo por mendoni për ata që dhanë jetën për këtë parti, fizikisht për një Shqipëri të drejtë”, tha ai./M.K-dritare.net