
Rama: Ambasadorët nuk i kundërshtuan ndryshimet kushtetuese
E Premte 31 Korrik 2020, 22:10
Dritare.net
Kryeministri Rama, në lidhje me ndryshimet kushtetuese tha se ambasadorët e huaj në vendin tonë, në asnjë moment nuk i kanë kundërshtuar ato. Sipas kreut të qeverisë, ata shprehën emocion në lidhje me mos arritjen e konsensusit mes palëve, por jo kundërshtim për të miratuar ndryshimet.
“Keqardhja është emocion, s’ka kundërshti. I njoh dhe i respektoj maksimalisht sepse përfaqësojnë shtete mike”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















