
Rama: Ajo që më ka lënduar me Albin Kurtin është gënjeshtra
E Hënë 18 Maj 2020, 23:11
Dritare.net
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar situatën politike në Kosovë.
Rama tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka zhgënjyer me gënjeshtra.
“Aktivistët e VV s’besoj se u ka ngelur hatri që s’kam thënë asgjë, në kushtet kur në Kosovë partitë janë në betejë të brendshme. Nuk kam marrë anë për të ndërhyrë në punët e brendshme, aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time kështu që s’besoj se të jetë kjo ajo që kanë pritur aktivistët nga unë. Mendoj që marrëdhëniet e vërteta janë me të vërtetë, e ajo që mua më ka lënduar shumë me Ramushin është gënjeshtra, ajo që më ka lënduar me Albin Kurtin është gënjeshtra", tha Rama./E.B-dritare.net

















