Pse iu bashkua Jorida Tabaku partisë së Berishës! Flet Ben Andoni!
Dritare.net
Analisti Ben Andoni në intervistë me gazetarin Ermal Peçi, Dritare Tv foli për zhvillimet politike në vend dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Zoti Andoni tha se lëvizjet nga PD tek Rithemelimi, tregojnë se interesi i deputetëve është që të jenë sa më të dukshëm përballë kryetarëve jo për të bërë politikë.
“Edhe unë personalisht kam menduar se ishte koha që një grua të drejtonte ekzekutivin shqiptar, nëse opozita do të fitonte zgjedhjet. Por interesi më i madh i politikanëve shqiptar është për të qëndruar në lista dhe për t’u bërë sa më i dukshëm përballë kryetarëve. Vetëm nëse kujton 8 janarin dhe atë që bëri PD në kampin e saj, kupton parimet e drejta të njerëzve që e mbajnë partinë.
Ndryshe nga PS, ku niveli i autokracisë është i lartë. Gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama. Ndërsa në rastin e Jorida Tabakut, nuk del dot nga korniza e individit politik shqiptar, të tregonte diçka më shumë.
Në PD nuk ka më emra për të drejtuar, besnikët e Berishës do të jenë ata që do të drejtojnë qarqet. Nga Bardhi, te Baçi, Bylykbashit.
Nuk do të ketë surpriza”, tha analisti./M.K-dritare.net