PS mban nesër asamblenë, ja çfarë pritet të ndodhë!
E Diel 3 Shtator 2023, 15:03
Dritare.net
Ditën e nesërme më 4 shtator, Partia Socialiste do të mbajë asamblenë e dytë për vitin 2023.
Sipas paralajmërimit të bërë nga kreu i qeverisë, Edi Rama pritet që nesër në këtë asamble PD të bëjë ndryshime për herë të dytë këtë vit sa i përket organizimit të brendshëm.
Rama pritet të emërojë sekretariatin e ri, i cili ka mbetur vakant që prej shkarkimit të Damian Gjiknurit nga posti më 26 korrik.
Kujtojmë se në asamblenë e mbledhur afro dy muaj më parë, u shkarkua edhe ministri i Brenshëm, Bledi Çuçi ku postin e tij e mori Taulant Balla./M.K-dritare.net