
Presidenti Meta: Jeta e vështirë në Shqipëri, njerëzit po ikin!
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta, zhvilloi sot një videokonferencë3, në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi. Gjatë fjalës së tij, ai tha se ‘vendi po përjeton një erozion demografik’ dhe kjo sipas presidentit po ndodh për disa arsye.
“Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse. Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend. Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Përveç rritjes së taksave dhe problemeve të kostove të tjera, kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje. Me rëndësi është që të theksojmë se indeksi i mbështetjes për biznesin është më negativi. Mjafton të themi se sipas bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe të paktën mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës, ndërsa sipas përfaqësuesve të biznesit është më e lartë. Ky është kërcënim serioz për vendin”, tha presidenti Meta./L.F-dritare.net

















