
Përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, reagon deputeti Ralf Gjoni
Dritare.net
Deputeti i opozitës në Parlament, Ralf Gjoni është përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë. Shkak është bërë fjalimi i Gjonit në Kuvend, ku ai nxori dhe dy lëpirëse nga xhepi, duke i quajtur deputetet e mazhorancës si lëpirësa.
Pas përjashtimit të tij ka reagur Gjoni, i cili thotë se është një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore.
“Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore”, tha ai./E.B-dritare.net

















