
Përfundon pas 4 orësh mbledhja e Këshillit Politik. Nuk ka konsensus për Reformën Zgjedhore
Dritare.net
Pas 4 orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku palët nuk kanë arritur ende një konsesus.
Pas mbledhjes, për mediet Rudina Hajdari tha se, ka propozuar një formulë që është mbështetur edhe nga ndërkomëbtarët edhe ambasada amerikane që e hap listën pjesërisht.
Gjithashtu u shpreh se e kupton Edi Ramën se nuk e do këtë ndryshim, pasi ka më shumë se gjysmën e deputetëve të parlamentit me vete, por nuk e kupton Lulzim Bashën. Sipas saj, kjo do të thotë se dhe Bashës i intereson ky sistem.
Bashkëpërfaqësuesi i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca ka bërë shumë lëshime, dhe ka rënë dakord me shumë propozime të PD-së, siç janë mbikqyrja e qendrave të votimit me kamera dhe mundësia për të rihapur kutitë nëse ka raportime për parregullsi.
Ndërsa Oerd Bylykabshi i PD-së, u shpreh se, pa u arritur dakordësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar.
Petrit Vasili u tha se, PS ka si strategji minojë reformën të rrëmbejë votat në komisione të paligjshme dhe të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të Reformës Zgjedhore. Ai gjithashtu u shpreh se, PS nuk kërkon paritet, por kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinën e komisionerëve./E.B-dritare.net

















