Na ndiqni edhe në

Politikë

Pas takimit me kryeministrin, Yuri Kim shkon te presidenti!

Pas takimit me kryeministrin, Yuri Kim shkon te presidenti!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, mësohet se po zhvillon një takim me presidentin e vendit Ilir Meta, në presidencë. Takimi vjen në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë. Ditën e djeshme ajo u takua me kryeministrin Rama, ku diskutimet lidheshin me ndryshimet për Reformën Zgjedhore. Kryeministri Rama, ka ftuar sot dy opozitat në tryezën e Këshillit Politik, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe hapjen e listave. Deri më tani, LSI-ja, përmes Petrit Vasilit, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në mbledhje./L.F-dritare.net