Na ndiqni edhe në

Politikë

Pas takimit Basha tregon premtimin që i bëri kryeministrit të Kosovës!

Pas takimit Basha tregon premtimin që i bëri kryeministrit të

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, kreu demokrat Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp tha se së bashku kanë diskutuar një sërë çështjesh. Basha tha se qeveria e Hotit, është për t’u marrë shembull për planin që po harton në lidhje me ringritjen ekoniomike pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

“Dua të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.
Së fundmi, në këtë 30- vjetor të deklaratës kushtetuese, për mua personalisht, si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësi”,tha Basha.

Në fund kreu demokrat shtoi se është zotuar që pas marrjes së pushtetit do të heqë taksën e rrugës së Kombit./L.F-dritare.net