Na ndiqni edhe në

Politikë

Pas takimit, Basha tregon çfarë u kërkoi ambasadorëve!

Pas takimit, Basha tregon çfarë u kërkoi ambasadorëve!

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me aleatët dhe ambasadorët e BE-së, në selinë e PD. Pas takimit Basha në një komunikim me gazetarët u shpreh se ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike.

"Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme. Çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që edhe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër", tha Basha në komunikim me gazetarët./L.F-dritare.net