
Pas Berishës edhe ministri serb kundër vizitës së Ramës në Kosovë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë, për një vizitë dy ditore, ku ka zhvilluar dhe do të zhvillojë një sërë takim me përfaqësues politikë të vendit.
Për vizitën e Ramës në Kosovë, ka reaguar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cilit ka thënë se miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet.
Sipas tij, Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por në ndërkohë që pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve, dhe angazhim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Kujtojmë që edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur kundër vizitës së Ramës në Kosovë, ku u shpreh se, Rama ka shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj Presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veçmas të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi.
Më tej Berisha shprehet se, ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës./E.B-dritare.net

















