
Ori Nebiaj zbulon pse mungoi në protestën e djeshme të Sali Berishës!
Dritare.net
Ish-moderatorja e “Për’puthen”, Ori Nebijaj ka pranuar zyrtarisht tashmë mandatin si deputete e Partisë Demokratike.
Në krye të kësaj detyre, u vu re mungesa e saj gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme (6 dhjetor) nga PD.
Përgjigjën se pse nuk ishte pjesë, ajo e ka dhënë vetë ajo në një intervistë.
“Jo, nuk isha dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht, që nuk është qëllimi yt në vetëvete.
Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fortë ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë. Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”,-u shpreh ajo./M.K - dritare.net

















