Na ndiqni edhe në

Politikë

Opozita pranon ftesën e Gjiknurit/Këshilli Politik, mblidhet nesër për koalicionet dhe listat!

Opozita pranon ftesën e Gjiknurit/Këshilli Politik, mblidhet

Këshilli Politik, do të mblidhet nesër në orë n 11:00. Opozita e bashkuar iu përgjigj pozitivisht ftesës së Damian Gjiknurit për takim. Në përgjigjen e kthyer nga dy përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, thuhet se diskutimet duhet të vijojnë për listat e hapura dhe kushtin e tyre që mos preken rregullat aktuale për koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve.

"Mirëpresim vazhdimin e punës me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 11:00. Mbledhja e shkuar u mbyll me një përgjigje refuzuese nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi propozimin për konsensus të Opozitës së Bashkuar, për hapjen 100 % të listave, me kushtin që të mos preken rregullat aktuale për koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve.

Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje dhe transparencë në Këshillin Politik, çka deri më sot nuk ka ndodhur. Kjo sepse Partia Socialiste ka ecur me logjikën e “faktit të kryer” dhe me paraqitjen e njëanshme të ndryshimeve kushtetuese, të cilat bien ndesh me marrëveshjen e 14 Janarit, minojnë dakordësinë e 5 Qershorit, janë në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias dhe zhbëjnë ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Në këto kushte, Opozita e Bashkuar ripërsërim qëndrimin se në përputhje me marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe dakordësinë e 5 Qershorit, palët janë të detyruara të heqin dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe të kërkojnë mendimin dhe asistencën nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët", thuhet në përgjigjen e Opozitës së Bashkuar!/L.F-dritare.net