Na ndiqni edhe në

Politikë

Opozita parlamentare sërish takim me Ramën për Reformën Zgjedhore!

Opozita parlamentare sërish takim me Ramën për Reformën

Opozita parlamentare do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin e vendit, Edi Ramën. Ky takim vjen pas kërkesës së kreut të grupit demokrat, Myslim Murrizit. Diskutimet do të fokusohen te Reforma Zgjedhore. Ajo që kërkon opozita parlamentare është hapja e listave, vendosja e pragut për partitë 5% dhe ndalimi i koalicioneve. Takimi do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kuvend. Ky është takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare. /L.F-dritare.net