
Noka: Vendimi për Berishën, thikë pas shpine. Basha: Nuk ka kthim pas!
Dritare.net
Debatet për përjashtimin e Sali Berishës në PD vijojnë. Sot në mbledhjen e Kryesisë së PD ka pasur përplasje mes deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha. Ky i fundit në një debat me Flamur Nokën është shprehur se nuk ka kthim pas për Berishën dhe derisa e vërteta të zbulohet, ai do të qëndrojë jashtë PD.
Lulzim Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka me kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë.
Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk është vendimi jetës time, por vendimi me i vështirë i jetës time…
S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit . Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët.
Flamur Noka: Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar! Me ketë vendim për Berishën ishte thike pas shpine!
Lulzim Basha: Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë.
Flamur Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimmarrës. Duhet të ishte thirr Kuvendi.
Lulzim Basha: Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend se s’mund të këtë në kuvend antiamerikanë!/L.F-dritare.net

















