 
		                       Një minutë heshtje për Spahon. Kërkuan përjashtimin e Spiropalit, Sekretariati i Etikës vendos për kërkesën e PD
		                        	E Hënë  27 Shkurt 2023, 17:05
		                            
		   	    			Dritare.net

Sekretariati i Etikës nuk pranoi kërkesën e deputetëve të PD, për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme.
Grupi i Berishës në Kuvend kërkoi përjashtimin e ministres Spiropali nga seanca, me arsyetimin se përdori gjuhë fyese ndaj deputetit Edmond Spaho. Kërkesa u hodh poshtë me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit./L.F-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       