Na ndiqni edhe në

Politikë

Myslim Murrizi: Ta gëzoni 5 qershorin, por diga do të çahet më 30 korrik!

Myslim Murrizi: Ta gëzoni 5 qershorin, por diga do të çahet

Myslim Murrizi, nuk e ka votuar sot marrëveshjen e 5 qershorit. Nga Kuvendi, ai tha se kjo marrëveshje u shërben vetëm tre personave dhe se nuk duhet ngatërruar me Kodin Zgjedhor.

"E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu është se sot keni shtypur butonin për Lulin. Ku është? Ka shkuar të shtypë butonin më duket. 97 vota nga dy anët janë pro marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE-së, sepse ju kanë etiketuar si hajdutë votash ju tre që bëtë marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershorin ta gëzoni dhe mirë do të ishte ta quani marrëveshjen e 1 qershorit, se ngjani me ata që kanë festën në 1 qershor. Besoj se diga do të çahet në 30 korrik nga votat e 94 deputetëve këtu për hapjen e listave " tha Murrizi./L.F-dritare.net