Na ndiqni edhe në

Politikë

Murrizi: Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare flasin me kode, po bëjnë pazare

Murrizi: Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare flasin me kode, po

Deputeti, Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është shprehur se, mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare janë bërë shejtanë pasi flasin me kode. Ndërsa thotë se, e kanë bërë Kushtetutën shoshë, Murrizi shprehet se, ata po bëjnë pazare me njëri-tjetrin.

“Lutje me zemër në dorë e Damianit për lojërat e vjetër që “hajde të ruajmë këtë që kemi”. Për fjalët me kode jeni bërë shejtanë, d.m.th “mos hajde” që të ngeli ky që është, ju e keni bërë Kushtetutën shoshë. Në 30 vjet shqiptarët dolën rrugëve që themelet e shtetit të drejtës të ishte vota e lirë, keni hallin e përbashkët po ju hyn ujë nga poshtë. Ndërkombëtarët së fundi besoj të jenë zgjuar për t’ia u parë në kokërr të syrit pazaret që në emër të mosprekjes së Kushtetutës të mbani me zor karriget tuaja pa qene të votuar prej shqiptarëve”, tha Murrizi./K.C/dritare.net