
Monika Kryemadhi u kërkon falje artistëve: Kam bërë kompromise
Dritare.net
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kërkuar falje artistëve, që nuk mundi t'ua shpëtonte teatrin. Kryemadhi tha se, ka faj se ka bërë kompromise për hir të stabilitetit.
“Është qëndrim personal. Unë do të qëndroj vetëm si qytetare, pa mbështetësit e mi, kush të dojë tjetër le të qëndrojë. Qëndrimi im sot është për t’i thënë më fal Kadri Rroshit, Naim Frashërit, Neritan Liçajt, Edmond e Robert Budinë, atyre që na dhanë dinjitet në atë teatër, na kanë dhënë krenari, atë për të cilën e qajmë shumë në rrjetet sociale, për të folur për shqiptarizmin por kur një antishqiptar na shemb historinë, e vetmja që na ka ngelur, nuk e di çdo bëjmë ne kur të shembë muzeun. Unë kam faj se jam bërë politikane, kam bërë kompromise, i kam bërë për hir të stabiliteti. Për hir të një shteti që e ka përdorur Shqipërinë kam bërë kompromise.”,- u shpreh Kryemadhi./K.C/dritare.net

















