
Monika Kryemadhi është rizgjedhur kryetare e LSI-së, pas zgjedhjeve të brendshme të partisë, që u mbajtën ditën e djeshme. Sot në një komunikim për shtyp u njoftua se:
“Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.
1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.
Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.”/l.F-dritare.net

















