
Ministri italian Bujqësisë i përgjigjet Ramës: Jemi 20 vjet para jush!
Dritare.net
Ministri italian i bujqësisë, Francesco Lollobrigida ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Instagram’ krahasoi shifrat e eksodit shqiptar të vitit 1991 me ato të italianëve që këtë vit kanë zgjedhur si destinacion turistik Shqipërinë.
Ministri i Italisë tha se shumë vende të tjera aspirojnë të kenë të njëjtën prurje turistësh por nuk mund të gjendet askund tjetër përveç se në Puljeze, ushqimi, prodhimet dhe detin që gjendet aty.
“Është evidente se ka vende të tjera me pamje nga Adriatiku apo Joni apo Mesdheu që aspirojnë të kenë të njëjtën prirje për të pritur turistët siç ka Puljeze, por ajo që gjendet në Puljeze diku tjetër nuk gjendet. Nuk gjen të njëjtën mënyrë për të transformuar ushqimin, nuk gjen të njëjtat prodhime, nuk gjen të njëjtin biodiversitet, nuk gjen monumente, detin dhe mjedisin që gjen këtu”, tha ai.
Ndër të tjera ai tha "Shumë realitete të tjera në kufi me Mesdheun aspirojnë të bëhen si ne, por nuk janë sot. Ndoshta pas 15-20 vjetësh ndonjë komb përballë nesh do të ketë të njëjtën cilësi si Puljeze, por tani për tani nuk e ka dhe prandaj çmimet janë më të ulëta”.
Kështu Francesco Lollobrigida, siç raporton gazeta la Repubblica, i është rikthyer rrëfimit të Edi Ramës dhe ka shpjeguar: “Jam kurioz të shoh me sytë e mi hendekun mes ofertës shumë cilësore puliane dhe asaj shqiptare, që po përpiqet të rikuperojmë terren duke parë ekselencat tona. Jemi të sigurt se atë që gjejmë këtu nuk mund ta gjejmë atje. Rama e di që ka shumë për të mësuar nga Italia dhe ne kemi shumë për t'i mësuar. Por ai duhet të qëndrojë në diapazonin cilësor që i takon, Italia dhe Puljeze janë shumë përpara"./M.K-dritare.net

















