Na ndiqni edhe në

Politikë

“Metës i ka ardhur në majë të hundës, po shpërtheu ai ….”/ Kryemadhi: Opozita po organizon protesta guerrilse!

“Metës i ka ardhur në majë të hundës, po

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi , gjatë një interviste në Fax Neës, foli për qëndrimet e Presidentit Ilir Meta.

Kryemadhi tha Metës i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, duke shtuar se po se po shpërtheu do të thotë se nuk duron dot më.

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në formimin e institucioneve.

Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës" tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu tha se opozita po bëhet një organizim për protesta ‘guerrilse’.

"Opozita nuk ka çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë “Guerrilsa”, nuk është çështje sesa njerëz kemi me vete, por varfëria dhe pushtimi i saj ndaj familjeve shqiptare nga Edi Rama është i jashtëzakonshëm dhe në gjithë Shqipërinë.

E vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur është reagimi pa kompromis ndaj kësaj klike. Në këtë moment krize që e gjithë bota ka hallet e veta, ky zotëria gjen rastin dhe dërgon letra në dyert e institucioneve.

Provokon një grup njerëzish për të larguar vëmendjen nga varfëria.”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net