
Meta: U detyrova të shtyj zgjedhjet lokale nga Basha
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta është pozicionuar krah Berishës, në përballjen e këtij të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha. Meta sulmoi liderin e demokratëve duke thënë se po mban peng opozitën. Në deklaratën e tij kreu i shtetit tha se Basha i ka kërkuar Metës të shtyjë zgjedhjet lokale.
“Sa i takon deklaratave të Bashës për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri.
Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore për kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Z.Basha me kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit te përgjegjësive te tij madhore. Kryetari aktual i papjekur i PD mu lut me lot ne sy te shtyja zgjedhjet lokale.
Per te shmangur nje gjakderdhje te mundshme dhe per te ndihmuar opoziten te dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur per te disaten here Kryetari i papjekur i PD, u detyrova te shtyja zgjedhjet”, tha Meta./L.F-dritare.net

















