Na ndiqni edhe në

Politikë

Meta: Shembja e Teatrit ka revoltuar artistët në Evropë. Zgjohuni të krijojmë frontin e demokracisë!

Meta: Shembja e Teatrit ka revoltuar artistët në Evropë. Zgjohuni

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se shembja e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në vendin tonë, por edhe në Evropë. Me germa të mëdha, Meta shkruan se reagimi i tyre, duhet të na zgjojë dhe frymëzojë për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë.

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
"Atë natë të shtune, përse?", është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË”./L.F-dritare.net