 
		                       Shembja e Teatrit, Meta: Akt barbar dhe i programuar!
		                        	E Martë  19 Maj 2020, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me shembjen e Teatrit kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur mirënjohje akademikut Emin Riza ku shkruan se ai vazhdon të provojë çdo ditë se shembja e teatrit ishte një akt barbar dhe i programuar.
“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË”, shkrun Meta./E.B-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       