
Meta në konferencë: Patronazhistët po u bëjnë presion qytetarëve. Do të sjell prova!
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta dha një konferencë për shtyp këtë mbrëmje te shtune. Në fjalën e tij ai tha se më 25 prill shqiptarët do të tregojnë se janë një popull shqiponjash, jo sorrash. Kreu i shtetit paralajmëroi se do të nxjerrë në ditët në vijim fakte se si qytetarëve iu bëhet presion për votën.
“Demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill dhe ne do e tregojmë që jemi në popull shqiponjash dhe jo sorrash që na mbysin sorrat. Presidenti do t’ju faktojë me prova dhe dëshmitarë konkret se si është ndërtuar një rrjet dhunues, mafioz i tipit Gestapos, përmes gjojave patronazhistë, që duan të bëhet tutor të qytetarëve shqiptar duke u bërë presion për shërbimet që shteti duhet t’ia realizojë pa asnjë kusht”.
Më tej presidenti prag zgjedhjesh u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna, të mos shesin votën por të ndëshkojnë përmes saj.
“Politikanët dhe qytetarët të distancohen nga dhuna. Çdo shqiptar duhet të shkojë lirshëm në zgjedhje. Çdokush që do të blejë votën tuaj, do t’ju poshtërojë. Duhet të kini kujdes, sidomos nga ata që lëvizin natën. Vota është shumë e shenjtë. Qytetarët duhet të votojnë lirë për atë që bind më shumë. E ardhmja e përbashkët për 100 vjet nuk blihet nga asnjë. Vota është edhe një formë ndëshkimi. Të gjithë drejt kutive të votimit”, u shpreh Meta në konferencën për shtyp./L.F-dritare.net

















