
Meta komenton vlerësimin e DASH ndaj Dvoranit: Fletë lavdërimi, si ato të partisë së punës!
Dritare.net
Sot në konferencën për shtyp me gazetarët, presidenti i vendit Ilir Meta, u pyet në lidhje me vlerësimin e DASH ndaj ish-Kreut të KED, Ardian Dvoranin, që e rendiste atë në listën e 12 kampionëve të botës, antikorrupsion. Meta, vlerësimin e DASH, ndaj tij e quajti fletë lavdërimi.
"Dua t'i them me qenë se dje ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t'u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është SHPK. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamzë, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri", tha Meta./L.F-dritare.net

















