Na ndiqni edhe në

Politikë

Manastirliu mesazh të rinjve: Festat dhe ditëlindjet po kthehen në vatra të rrezikshme të virusit

Manastirliu mesazh të rinjve: Festat dhe ditëlindjet po kthehen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur ditën e sotme se, festat dhe ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe për pasojë janë shtuar ndjeshëm infektimet e të rinjve. Ministrja u ka bërë apel të rinjve që të tregohen më të kujdesshëm, të shmangin grumbullimet dhe të zbatojnë rregullat.

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta.

Ruaj distancën!
Mbaje maskën!
Kujdesu për higjienën!”, u shpreh Manastirliu./K.C/dritare.net