Na ndiqni edhe në

Politikë

Kusht për integrimin/Gjiknuri thirrje PD-LSI: Kthehuni në tryezën e Reformës Zgjedhore

Kusht për integrimin/Gjiknuri thirrje PD-LSI: Kthehuni në tryezën

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri përmes një letre i ka bërë thirrje dy partive opozitare, PD dhe LSI të bashkohen në tryezën për të vijuar diskutimet në lidhje me Reformën Zgjedhore. Gjiknuri shprehet se nuk ka kohë për të humbur, pasi 31 afati për përmbushjen e objektivit te Reformës Zgjedhore me dakordësi, po afron.

“Mendoj te vazhdojmë me temat qe ishin ne rendin e ditës te datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore. Grupi i eksperteve teknik përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kane përgatitur propozime te cilat kërkojnë miratimin tone për pikat qe akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna grupit teknik është realizuar sipas metodologjisë se rene dakord ne Grupin Negociator si dhe ne te janë reflektuar edhe opinionet me shkrim te eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes”, thuhet në letrën e Damian Gjiknurit drejtuar Rudina Hajdarit
Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit./L.F-dritare.net