Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi: Rama e ka të pamundur të bëjë ndryshime në sistemin zgjedhor apo të çorientojë opozitën!

Kryemadhi: Rama e ka të pamundur të bëjë ndryshime në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje live me studion e lajmeve të Syri.net ka folur për sistemin zgjedhor.

Kryemadhi u shpreh se, Rama e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo të çorientojë opozitën. Ajo tha se nuk duhet t’i besojmë demagogjisë së Ramës.

Nëse ju do t’i besoni me të vërtetë demagogjisë së Ramës, mjafton të lexoni dhe t’i riktheheni deklaratave të OSBE-së ku thotë se, sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve. Edhe sikur Rama të bëjë gafën e jetës se tij, të mos miratojë kodin zgjedhor ose ndryshimet e kodit zgjedhor me ato 5 rekomandime të OSBE-së të cilat janë dakordësuar më 5 qershor, ai e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo me ëndërrat e tij në sirtar për të çorientuar opozitën dhe për të futur faktorë fiktivë në lojën e tij politike sepse sot mjafton të bëni një kërkim, ju që jeni gazetarë dhe do të shikoni që nuk kemi më asnjë njeri tjetër, vetëm kronika të mbuluara me zërin e gazetarëve përsa i përket arritjeve dhe sukseseve të qeverisë së Ramës apo edhe lojës politike”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net