Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi: Nuk jam unë organizatore e protestës për Teatrin!

Kryemadhi: Nuk jam unë organizatore e protestës për Teatrin!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për "News 24" foli për protestën e sotme për Teatrin e cila do të mbahet në hyrje të Pedonales së Tiranës në orën 17:30.

Kryemadhi tha se nuk është ajo organizatore e protestës dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që janë kundër Ramës të bashkohen.

Nuk jam organizatorja e protestës por ajo protestë nuk ka organizator. Janë qytetarë që vijnë dhe duhet të ketë një organizim që të vijnë gjithë njerëzit që janë kundër Edi Ramës. Edhe gjyqtarëve edhe prokurorëve që nuk kishin bërë pazare me Ramën të vijnë në shesh.

Për gjithë burrat e gratë që janë shkarkuar nga administrata, për policët mbi 55 vjeç që Rama i ka quajtur barkderra.

Nënave që i ka veshur me të zeza Edi Rama sepse djemtë e tyre i ka lënë peng në Kolumbi e tutje, në tytën e pistoletës dhe derisa të vinin kamionët me drogë.

Thirrje gjithë djemve dhe vajzave, që u vendosi kokën në asfalt dhe gjurin në fytyrë për t’i terrorizuar. Artistët që në fytyrën e tyre rrjedhin lot”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net