Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi: Nesër e ka Monika natën në Teatër. Do të bëjmë rezistencë deri në fund!

Kryemadhi: Nesër e ka Monika natën në Teatër. Do të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në Euronews Albania, tha se nesër do të jetë ajo që do të bashkohet me mbështetësit që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi tha se do të bëjnë rezistencë deri në fund.

Sot e ka zoti Basha, nesër e ka Monika Kryemadhi natën në teatër me të gjithë mbështetësit e saj dhe të teatrit dhe çdo qytetarë që ndihet i grabitur dhe i varfëruar nga kjo qeveri.

Ky zotëria që paska para për të prishur teatrin, si nuk paska para për t’i dhënë pagat e luftës shqiptarëve. Unë nuk do jem atje si kryetare partie, jam munduar të qendroj larg për teatrin si kauzë, pasi e hapnin teatrin për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për një tender, merrnin tamponët me tre euro dhe ia shisnin shqiptarëve me 120 euro, për shtëpitë e tërmetit.

Kështu që do të bëjmë rezistencë deri në fund. Unë ftoj të gjithë socialistët, edhe Ruçin edhe zotin Pandeli Majko, vetëm Ramën dhe Veliajn pasi janë pjesë e saj”, tha Kryemadhi.